Kosova e dyfishon epërsinë ndaj Andorrës, shënon sërish Rashica
Andorra 0:2 Kosova
74′ Rashica shënon prapë, por anulohet goli për pozicion jashtë loje.
71′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Sërish shënon Milot Rashica. Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Andorrës.
66′ Albion Rrahmani pëson lëndim të rëndë. Largohet nga fusha e lojës dhe në vend të tij u inkuadrua Meriton Korenica.
60′ Një orë lojë kalon. Kosova po shkon drejt fitores së parë në këto eliminatore.
49′ Florent Muslija godet, por pret portieri i Andorrës
46′ Dy zëvendësime te Kosova. Largohen Kreshnik Hajrizi dhe Florian Loshaj. Inkuadrohen Betim Fazliji dhe Zymer Bytyqi.
45′ Fillon pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
40′ Rashica tenton goditjen nga distanca, por shkon mbi portë.
36′ Ndërhyrje e rrezikshme në Rashicën, por fatmirësisht shpëton pa ndonjë lëndim.
30′ Gjysmë ore lojë ka kaluar. Kosova po e administron ndeshjen ndaj Andorrës.
25′ GOOOOOOOOOOOOOOOOL. Rashica e kalon Kosovën në epërsi.
VIDEO GOLI
20′ Aksion i rrjedhshëm i Kosovës, por Albion Rrahmani gjuan me kokë mbi portë.
14′ Alaez i Andorrës dhe Vojvoda i Kosovës ndëshkohen me kartonë të verdhë.
3′ Menjëherë dy ndërhyrje të palejuara nga Andorra.
1′ Starton ndeshja
(Kosova Sot Online)