FFK del me njoftim për tifozët që blenë biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 19:17
FFK del me njoftim për tifozët që blenë biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se të gjithë ata që kanë blerë bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael do të rimbursohen brenda shtatë ditësh.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, ishte e paraparë që të zhvillohej të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Megjithatë, me vendim të UEFA-s kjo ndeshje është pezulluar, për shkak të situatës së krijuar në Izrael.

Njoftimi i plotë nga FFK lidhur me personat që kanë blerë bileta për këtë ndeshje:

“Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.

Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected]”. 

(Kosova Sot Online)