Surpriza e radhës nga Sylvinho

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 17:43
Surpriza e radhës nga Sylvinho

Surpriza e radhës nga Sylvinho, një portier nga Superiorja në stol për miqësoren ndaj Bullgarisë

Pas fitores së rëndësishme ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot miqësoren ndaj Bullgarisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 18:00.

Një risi në ekipin e “Kuqezinjve” është Alen Sherri, i cili ndodhet në bankën rezervë.

Portieri i Egnatias u ftua nga Sylvinho në vend të Elhan Kastratit, i cili nuk është ftuar për këtë ndeshje shkaku se është i sëmurë me grip.

(Kosova Sot Online)