Laporta akuzohet se iu ka dhënë ryshfet gjyqtarëve

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 14:17
Laporta akuzohet se iu ka dhënë ryshfet gjyqtarëve

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta akuzohet si pjesë e hetimit për ryshfet të paguar referëve, theksoi sot gjykata spanjolle.

Vetë klubi dhe dy ish-presidentët e tij, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe ish-kreu i gjyqtarëve të Spanjës, Jose Maria Enriquez Negreira, si dhe djali i tij, tashmë janë duke u akuzuar.

Laporta lidhet me një akuzë të periudhës së tij të parë si president i Barcelonës nga viti 2003 deri më 2010.

Në raportin e publikuar sot, gjyqtari që i drejton hetimet, në opinionin e tij, tha se ka tregues të bollshëm që Laporta kreu veprime të njëjta si pasardhësit e tij presidentë duke i paguar shuma të mëdha parash për Negreiran.

Thuhet se pagesat janë rritur 10 fish, nga 70 mijë në 700 mijë euro në vit, ndërsa në total Negreira thuhet se i ka marrë 7 milionë euro nga Barcelona në periudhën 2001-2018 përmes kompanive të tij.

Barcelona, nga ana e saj, është duke luftuar kundër këtyre akuzave duke konsideruar se nuk ka bërë kurrfarë shkeljeje. 

(Kosova Sot Online)