Corona publikon videon e Allegrit në kazino duke fituar mijëra euro

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 11:50
Corona publikon videon e Allegrit në kazino duke fituar mijëra euro

Fabrizio Corona vazhdon të publikoj dëshmi të reja rreth skandalit të basteve në futbollin italian.Paparaci i famshëm italian ka zbuluar emrat e shumë futbollistëve ku i pari që është dënuar është Nicolo Fagioli i Juventusit me shtatë muaj suspendim, transmeton "Kosova Sot Online "

Corona ka zbuluar emra të tjerë si Nicolo Zaniolo, Nicola Zalewski, Sandro Tonali, Federico Gatti e të tjerë.

Por tani Corona ka publikuar edhe një video të trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri i cili shihet në një kazino në Montecarlo.

Paparaci i njohur, këtë herë ka bërë publike një video ku një informator i tij, tregonte foto të Massimiliano Allegrit, trajnerit aktual të Juventusit, teksa luante në kazino.

Informatori i tregonte Coronës se AlLegri kishte luajtur shuma të mëdha, teksa kishte fituar një të tillë prej 30 mijë eurosh.

“Luante shumë, ishte në MonteCarlo. Në një moment fitoi 30 mijë euro dhe i dha tre mijë një personi në krah duke i thënë ‘mbaje, kjo është për faturën’. Fatura është skedina, ai i dha paratë për t’i paguar skedinën. Vinte shumë baste nga kazinoja për Serinë B. E ndiqte nga celulari, jam i sigurt 100 për qind”, i tha informatori Coronës nëpërmjet videos.

Nëse vërtetohet një gjë e tillë, atëherë si futbollistët edhe Allegri do të jetë në telashe të mëdha.

(Kosova Sot Online )