Laporta: Na sulmojnë, sepse jemi të suksesshëm

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 17:11
Laporta: Na sulmojnë, sepse jemi të suksesshëm

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të klubit ka prekur shumë tema të rëndësishme.

Natyrisht ai ka folur për rastin “Negreira” dhe akuzat ndaj tij, por dhe për “madridizmin sociologjik”. Duke qëndruar në këtë kuadër, numri një i klubit katalanas ka saktësuar se tashmë Barcelona po sulmohet, pasi ia ka dalë me sukses të mbijetojë pas krizës së thellë financiare dhe të kthehet te trofetë në planin sportiv.

“Kemi arritur në gjysmë të mandatit. Po punojmë fort dhe mirë për të rikthyer një situatë të pafavorshme, në të cilën u gjendëm për shkak të trashëgimisë katastrofike në mars 2021. Së bashku e kemi shpëtuar Barcelonën, pavarësisht se kemi hasur në pengesa të trashëguara dhe të papritura, që vijnë nga jashtë, nga njerëz dhe organizata që na sulmojnë se jemi ata që jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Na sulmojnë, sepse jemi përsëri të suksesshëm”, tha Laporta.

(Kosova Sot Online)