Futbollisti ukrainas iku nga shteti i tij pasi s’është gati për të luftuar/ Babai: Ka shkuar në Rusi, atje është i sigurt

  • 26 October 2023 - 10:06
Futbollisti ukrainas iku nga shteti i tij pasi s’është gati për të luftuar/ Babai: Ka shkuar në Rusi, atje është i sigurt

Më 4 tetor, pas ndeshjes në Youth League ndërmjet Anversas dhe Shakhtarit, 19 vjeçari Olseksandr Rosputko nuk është prezantuar në aeroport për t’u rikthyer në Varshavë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi qendror ukrainas i kishte humbur gjurmët për më tri javë, ndërsa tash është babai i tij që e ka nxjerrë në dritë këtë mister. “Për momentin nuk mund ta them arsyen se për çka është largua nga Shakhtari. Është më i sigurt në Rusi. Tash është duke u relaksuar dhe duke pushuar”, ka thënë babai i futbollistit.

Ligji ushtarak ukrainas ua ndalon meshkujve të moshës mes 18 e 60 vjeç të largohen nga vendi pa një arsye bindëse, pasi ata kanë të drejt t’i bashkohen ushtrisë. Shakhtari ndërkohë e ka ndërmarrë menjëherë veprimin e prerë. “Për shkak të mungesës së tij në kthimin e skuadrës dhe për shkak të refuzimit të përmbushjes së obligimeve kontraktuale, Shakhtar FC e ka shkëputur kontratën me lojtarin Oleksandr Rosputko”, njoftoi gjiganti ukrainas. Shumë sportistë të Ukrainës i janë bashkuar ushtrisë së shtetit të tyre për t’iu kundërvënë okupatorit rus, i cili po mundohet ta pushtojë këtë vend. 

(Kosova Sot Online )