Moment komik nga ndeshja serize e futbollit, kështu u rrëzua mbrëmë Pioli, trajneri i Milanit

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 11:18
Moment komik nga ndeshja serize e futbollit, kështu u rrëzua mbrëmë  Pioli, trajneri i Milanit

Stefano Pioli e kishte një natë të keqe mbrëmë, në të gjitha aspektet. Milani i tij humbi 0:3 nga Paris Saint-Germaini duke iu zbehur gjasat për ta kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Por, trajneri italian pati probleme edhe në aspektin personal.

Në fakt, gjatë lojës, derisa stafi mjekësor ishte duke e kryer punën e tij duke e shëruar njërin prej futbollistëve “Rossonerë”, Pioli zuri në thua në çantën e stafit mjekësor duke përfunduar i rrëzuar në tokë.

Ky moment e ka bërë xhiron në internet dhe në rrjetet sociale, ndërsa është e pamundur që, përpos keqardhjes që ndien, të mos qeshësh kur e sheh këtë video.

(Kosova Sot Online )