Cana i zbulon bisedat që i bëri në aeroplan me presidentin francez Macron

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 09:38
Cana i zbulon bisedat që i bëri në aeroplan me presidentin francez Macron

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka folur për shumë gjëra, teksa u pyet edhe për takimin e tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Cana tregoi se foli për Shqipërinë e Kosovën me presidentin francez.

“Nuk është që të vjen mundësia që të udhëtosh me avion presidencial çdo ditë. Fluturimi zgjati dy ore e 10-15 minuta. 30 minuta i kalova bashkë me të (Macronin). Ai tha se të njoh jashtëzakonisht mirë. Jam fans i joti. I fola për Shqipërinë, e më pas edhe për Kosovën”, tha ndër tjera Cana.

(Kosova Sot Online)