Shkëlqeu me dy asistime, Zhegrova vjen me një falënderim

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 08:35
Shkëlqeu me dy asistime, Zhegrova vjen me një falënderim

Edon Zhegrova shkëlqeu në fundjavë me Lillen ne fitoren 2:0 ndaj Monacos. Ylli kosovar i dhuroi dy asistime në golat e Cavaliero e Diakite për ta ndihmuar ekipin e tij t’i fitojë tri pikët e radhës, transmeton "Kosova Sot Online ".

E pas lojës, e vlefshme për xhiron e 10-të të Ligue 1, anësori ofanziv e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij për fitoren.

“Një tjetër fitore, +2 asistime. Punë e madhe e ekipit. Falënderim për krejt tifozët, ju jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Lille aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, katër më pak se lideri Nice.

(Kosova Sot Online )