Sanksionimi i Listës Srpska me përjashtim për mos respektim të Kushtetutës së Republikës, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit

Sanksionimi i Listës Srpska me përjashtim për mos respektim të Kushtetutës së Republikës, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit
Sanksionimi i Listës Srpska me përjashtim për mos respektim të Kushtetutës së Republikës, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit

Xhevat Meha

  • 30 October 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Me aksionin e fundit të armatosur në Banjë, kësaj partie i doli publikisht veprimtaria e fshehtë me grupet kriminale e terroriste që veprojnë kundër Kosovës. Sigurisht se institucionet Kosovare të sigurisë kanë dëshmi edhe të shumë veprimeve tjera të fshehta të Listës Serbe në përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues të Kosovës. Sigurisht që institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë vazhdimin e veprimtarive të tilla.

-Duhet të ndahet "shkelja e Kushtetutës" nga "shkelja e Kushtetutës dhe sovranitetit". Shkelje të Kushtetutës dhe sovranitetit është duke kryer veprimtaria politike e Listës Serbe, shkelje të Kushtetutës janë duke kryer të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshi të gjitha partitë shqiptare pa përjashtuar asnjërën. Lista serbe pothuajse që nga fillimi i veprimtarisë politike është duke vepruar kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës me vetë faktin se çdo veprim të vetin publikisht e koordinon me qeverinë e Serbisë, shteti që me çdo kusht vepron për ta përmbysur rendin kushtetues të Kosovës. Me aksionin e fundit të armatosur në Banjë, kësaj partie i doli publikisht veprimtaria e fshehtë me grupet kriminale e terroriste që veprojnë kundër Kosovës. Sigurisht se institucionet Kosovare të sigurisë kanë dëshmi edhe të shumë veprimeve tjera të fshehta të Listës Serbe në përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues të Kosovës.

Sigurisht që institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë vazhdimin e veprimtarive të tilla. Sa i përket shkeljes së Kushtetutës, Kushtetuta përcakton ekonominë e tregut si rregullim shoqëror në Kosovë. Ekonomia e tregut sigurohet përmes zbatimit të konkurrencës. Asnjë parti politike në Kosove nuk zbaton garë politike brenda partiake që mundësonte konkurrencën brenda partiake. Këtu duhet që gjithsesi KQZ të ndërhyjë, të marrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e garës politike brenda partiake si kusht për vazhdimin e veprimtarisë politike të partisë politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".