Sot është dita e Topit të Artë, Messi apo Haaland?

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 10:51
Sot është dita e Topit të Artë, Messi apo Haaland?

Sot është dita e futbollistëve të mëdhenj, ndonëse të gjithë ata thonë se trofetë individuale janë më pak të rëndësishëm se ata ekiporë, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Sonte në Paris do të ndahet Tipi i Artë, i cili nga viti 1956 ndahet për futbollistin më të mirë të vitit.

Vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar Karim Benzema, por kush do të jetë pasuesi i yllit francez?

Rreth fituesit të sivjetmë është e sigurt se garojnë dy lojtarë, Lionel Messi dhe Erling Haaland, ndërsa fituesi do të dihet pas orës 20:30 sonte.

Në ceremoninë që do të mbahet në Paris, ylli argjentinas është favorit i madh falë triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.

Ai pritet ta fitojë këtë trofe për herë të tetë në karrierë.

Por, edhe nëse e fiton kandidati tjetër, Erling Haaland, nuk do të ishte e padrejtë, pas vitit fantastik që e pati, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë ekipor.

Sidoqoftë, duket se norvegjezi i Manchester Cityt duhet ta presë rastin e tij vitin tjetër.

(Kosova sot Online )