FIFA merr vendim zyrtar: Ndëshkohet rëndë Luis Rubiales

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 16:23
FIFA merr vendim zyrtar: Ndëshkohet rëndë Luis Rubiales

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është përjashtuar për tre vjet pas një hetimi për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, transmeton "Kosova Sot Online".

Rubiales bëri skandal në fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë në Australi dhe shkaktoi polemika për puthjen në buzë të Jenni Hermosos teksa ajo merrte medaljen e saj. Në një intervistë më pas, lojtarja e Pachuca CF pranoi: “Nuk më pëlqeu kjo”, përpara se të jepte një deklaratë ku tha se ishte nën presion nga federata që të thoshte se ishte puthje e mirëkuptim.

 Rubiales u pezullua nga FIFA për 90 ditë dhe përfundimisht dha dorëheqjen nga posti i tij muajin e kaluar pasi më parë kishte refuzuar ta bënte këtë në një konferencë të çuditshme për shtyp. Sipas Sky Sports, Rubiales tani është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

Në një deklaratë nga FIFA thuhet: “Z. Rubiales është njoftuar për kushtet e vendimit të Komitetit Disiplinor të FIFA-s sot. Në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

“Ai ka 10 ditë për të kërkuar një vendim të motivuar, i cili, nëse kërkohet, më pas do të publikohet në legal.fifa.com. Vendimi mbetet subjekt i një apelimi të mundshëm pranë Komitetit të Apelimit të FIFA-s”.

“FIFA përsërit angazhimin e saj absolut për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të siguruar që rregullat bazë të sjelljes së denjë të respektohen”, thuhet më tej në njoftim. 

(Kosova Sot Online )