Man City merr çmimin e klubit më të mirë

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 22:12
Man City merr çmimin e klubit më të mirë

Manchester City është shpallur klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve.

Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyeshëm për të drejtuarit e Pep Guardiolas, që fituan tripletën për herë të parë në histori.

Manchester City doli kampion në Premierligë, Kupën FA, si dhe në Ligën e Kampionëve.

Titulli i fituar në Ligën e Kampionëve ishte i pari në historinë e “Qytetarëve”.

(Kosova Sot Online)