Arsenali kërkon të transferojë “Haalandin slloven”, çmimi i tij është 50 milionë euro

  • S.A /
  • 01 November 2023 - 14:00
Arsenali kërkon të transferojë “Haalandin slloven”, çmimi i tij është 50 milionë euro

Arsenali dëshiron të përforcojë sulmin në afatin e ardhshëm dhe në listën e tij prioritare është sulmuesi slloven, 20-vjeçari Benjamin Sesko, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klubi londinez e nisi mirë sezonin, por në terma afatgjatë i mungon zgjidhja reale për pozicionin e qendërsulmuesit.

Kështu, sipas Daily Express mund të jetë futbollisti i RB Leipzigut dhe përfaqësuesi standard në skuadrën e Matjaz Kekut, Sesko, si zgjedhja ideale.

Gjegjësisht, anglezët i cilësojnë Eddie Nketiah, Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard si zgjidhje të përkohshme, ndërsa Sesko që njihet “Haalandi slloven”, duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë për sulmin e Arsenalit.

Klubi gjerman thuhet se kërkon rreth 50 milionë euro për të dhe më parë për të ishin interesuar Chelsea dhe Manchester United.

Sesko u rrit në klubin Domzale, por si 16-vjeçar ai mbërriti në shkollën e të rinjve të Red Bull Salzburgut, ku më vonë pasoi Erling Haaland në ekipin e parë.

Slloveni është një lojtar me predispozita të shkëlqyera fizike pasi është 194 centimetra i gjatë, njësoj si norvegjezi. Ai ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )