Arsenali mposhtet dhe eliminohet nga Carabao Cup

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 22:42
Arsenali mposhtet dhe eliminohet nga Carabao Cup

Arsenali është përshëndetur nga Carabao Cup.

“Topçinjtë” u mposhtën nga West Ham me rezultat bindës 3:1

Ben White shënoi autogol për ta kaluar West Hamin në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Kudus dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të të ndeshjes, para se Boëen të shënonte 10 minuta më pas për epilogun e këtij takimi.

Krejt në minutat shtesë, Odegaard shënoi golin e nderit për Arsenalin

Kësisoj, West Ham kualifikohet në çerekfinale të Carabao Cup.

Kurse Arsenalit i mbetet të fokusohet në garat tjera që është pjesëmarrës. 

(Kosova Sot Online)