Interi rivalizon Barcelonën dhe kundërshtarët italianë për transferimin e “Suarezit të ri”

  • S.A /
  • 03 November 2023 - 08:21
Interi rivalizon Barcelonën dhe kundërshtarët italianë për transferimin e “Suarezit të ri”

Interesi i Serie A vazhdon të rritet për sulmuesin e Feyenoord dhe Meksikës, Santiago Gimenez, pasi Interi është klubi i fundit që ka bërë një qasje për të, transmeton "Kosova Sot Online".

Qendërsulmuesi 22-vjeçar tashmë pati mjaft ndikim sezonin e kaluar, por ka qenë edhe më mbresëlënës deri më tani këtë sezon me 15 gola në 12 ndeshje.

Kjo përfshin edhe dy gola në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Lazios dhe ai do të jetë në tokën italiane javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit ndaj kryeqytetasve.

Gimenez tashmë ka tërhequr interes nga klubet e mëdha si Napoli, Milan dhe Juventus në Serie A, por tani edhe Interi po e shikon atë për të ardhmen.

Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez janë të dy 34 vjeç dhe u futën gjatë verës si opsione afatshkurtra në sulm.

Argjentinasi do të jetë i vështirë për t’u marrë me një mori klubesh që e ndjekin atë, dhe kontrata deri në qershor 2027 e sheh tarifën e tij të transferimit të rritet në 50 milionë euro.

I lindur në Argjentinë dhe i rritur në Meksikë, Gimenez u transferua nga Cruz Azul te Feyenoord në korrik 2022 për vetëm 6 milionë euro.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, e cila e sheh si pasues të Robert Leëandoësit, ndërsa lojtari tashmë po krahasohet me legjendën Luis Suarez.

(Kosova Sot Online )