Koalicioni zgjedhor i Vuçiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit, provokim i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

Koalicioni zgjedhor i  Vuçiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit, provokim i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon
Koalicioni zgjedhor i  Vuçiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit, provokim i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

Skender Mulliqi

  • 03 November 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Një zhvillim i tillë negativ i mundshëm që në zgjedhe të fitojnë treshja famëkeqe, është brengosëse për rajonin, që në shekullin e kaluar i sollën politikat e tilla të ultra nacionalizmit millosheviqian dhe sheshelian. Nuk do ta kisha shkruar këto pak radhë, për zgjedhjet në Serbi, po mos të ishte fakti se prapë ka mundësi të kemi punë me një garniturë politike të kompremituar, të kriminalizuar, ku zor se do të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes siç po pretendohet nga BE dhe Amerika, në bisedimet Kosovë Serbi. Këta tre persona janë të rrezikshëm për paqen në rajon , këtë e tregoj koha dhe puna e tyre gjatë këtyre viteve, që i lamë mbrapa.

-Kur bëhet fjalë për Serbinë gjithçka është e natyrshme, edhe pse koha dhe proceset në botë ecin pandalshëm përpara. Paralajmërimi në mediet serbe, se tre kriminelët po bëhen bashkë për të garuar në zgjedhjet në Serbi, nuk paraqet ndonjë lajm të ri në skenën politike të këtij vendi. Në luftën për të mbetur në pushtet në këto zgjedhje do të dalin treshja kryesore e çetnikizmit serbian, Aleksandër Vuçiq, Vojisllav Sheshel dhe Tomisllav Nikoliq.

Po dëshirohet të ruhet logjika shoviniste serbomadhe , dhe logjika se ata të cilët votojnë kundër kësaj treshe njeri prej tyre zyrtarisht kriminel lufte, janë tradhtar të kombit serb. Serbia edhe njëherë tjetër po e vërteton se zor që do të lëvizë pas këtyre zgjedhjeve nga logjika e luftës të viteve të 90 ta të shekullit të kaluar, kur Serbia me dhunë dhe pas shumë viktimash në njerëz dhe dëme materiale e shpërbëri ish Jugosllavinë e Titos.

-Kryetari i Partisë Radikale Serbe ka bërë të dituar se do ti bashkëngjitet edhe formalishte SNS të Vuçiqit. Edhe ish presidenti i Serbisë Toma Nikoliq ka shprehur gatishmërinë që ti bashkohet SNS . Presidenti i partisë të Lirisë dhe Drejtësisë, dhe lideri opozitar, Dragan Gjilas, ka thënë se "dalja e përbashkët e treshes , është shprehje e vullnetit për politika radikaliste, të cilat Serbisë i kanë sjellë urrejtje , dhunë ,izolim sidomos në këto dhjetë vitet e fundit të drejtuar nga Vuçiqi". Një zhvillim i tillë negativ i mundshëm që në zgjedhe të fitojnë treshja famëkeqe, është brengosëse për rajonin, që në shekullin e kaluar i sollën politikat e tilla të ultra nacionalizmit millosheviqian dhe sheshelian.

Nuk do ta kisha shkruar këto pak radhë, për zgjedhjet në Serbi, po mos të ishte fakti se prapë ka mundësi të kemi punë me një garniturë politike të kompremituar, të kriminalizuar, ku zor se do të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes siç po pretendohet nga BE dhe Amerika, në bisedimet Kosovë Serbi. Këta tre persona janë të rrezikshëm për paqen në rajon , këtë e tregoj koha dhe puna e tyre gjatë këtyre viteve, që i lamë mbrapa. Sidoqoftë më mirë do të ishte të fitojë blloku opozitare edhe pse as ata nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim që të zhvillojnë politika më parimore dhe më pragmatike , kur bëhet fjalë për Kosovën. Mos ardhja e kësaj treshe në pushtetin e ardhshëm të Serbisë, do tu kishte lehtësuar sa do kudo punë BE dhe Amerikës, në një partneritet ndërkombëtar më të mirë, dhe kur bëhet fjalë, të vazhdimit të dialogut , që me Vuçiqin është futur në qorr sokak. Nuk është zor me menduar dhe me e ditë se treshe sot me kriminale e terroriste, nuk ka mundësi njeriu me pa e as me dëgjuar , veç Putinit me kompani në Rusi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".