Liridon Krasniqi bëhet viral me veprimin e tij, u rrezua qëllimisht nga barela për të zhagitur ndeshjen

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 10:52
Liridon Krasniqi bëhet viral me veprimin e tij, u rrezua qëllimisht nga barela për të zhagitur ndeshjen

Terengganu siguroi mbrëmë kalimin për në finale të Kupës së Malajzisë, duke eliminuar Kuala Lumpur Cityn në gjysmëfinale. Terengganu fitoi me rezultatin 2:1, për t’u kualifikuar për në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Vëmendje nga kjo ndeshje mori një skenë në të cilën u përfshi futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori u ankua për një lëndim në fundin e ndeshjes, me ç’rast u kërkua që të largohet me barelë nga fusha.

Megjithatë, gjatë rrugës për të lënë fushën, 31-vjeçari nga Vitia u rrëzua nga barela dhe ra në tokë.

Ai fajësoi stafin që po e bartnin, por veprim i tij u cilësua si qëllimshëm, pasi gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të verdhë, për shkak të vonimit të ndeshjes. Liridon Krasniqi pastaj u largua në këmbë nga fusha. 

(Kosova Sot Online )