Astrologia shqiptare zbulon sekretin: E kam ndihmuar Gjimshitin, më pyeste se a do ta fusë trajneri në lojë apo jo!

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 15:59
Astrologia shqiptare zbulon sekretin: E kam ndihmuar Gjimshitin, më pyeste se a do ta fusë trajneri në lojë apo jo!

Astrologia shqiptare, Meri Shehu ka zbuluar histori interesante në emisionin “Wake Up” sot në Top Channel, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka treguar se futbollistë të njohur të Kombëtares shqiptare kërkonin nga ajo që t’ua parashikonte fatin dhe t’ua tregonte të ardhmen.

“Një futbollist i kombëtares që luan në Itali të ka pyetur nëse do e fusë trajneri në ndeshje apo jo!? Po, kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot, s’do më futë sot”, theksoi ajo.

“E kush ishte ky, Gjimshiti? Po, ai ishte. Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza”, përfundoi Meri Shehu. 

(Kosova Sot Online )