Formacionet zyrtare: Ballkani luan vetëm për tri pikë në udhëtim te Astana, Ilir Daja befason me zgjedhjet

  • S.A /
  • 09 November 2023 - 15:51
Formacionet zyrtare: Ballkani luan vetëm për tri pikë në udhëtim te Astana, Ilir Daja befason me zgjedhjet

Astana dhe Ballkani kanë publikuar tashmë edhe zyrtarisht formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.

Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.

Te therandasit nga minuta e parë luajnë yje si Lumbardh Dellova dhe Nazmi Gripshi, por jo edhe Armend Thaqi, i cili si duket nuk ka qenë 100 për qind duke mbetur në bankë.

Astana: Condric; Beysebekov, Marochkin, Amanovic; Havhannisyan, Kuat, Ebong, Dosmagambetov; Tomasov, Darboe, Ourega;

Ballkani: Koliçi; Trashi, Dellova, Jashanica, Potoku; Halili, Kuç, Zyba; Hamidi, Gripshi, Kryeziu.

(Kosova Sot Online )