Dita e boksierit kosovar Luan Rudaj , sot në Malishevë synon mbrojtjen e titullit të botës përball iranianit Masoud Reis

  • S.A /
  • 11 November 2023 - 11:45
Dita e boksierit kosovar Luan Rudaj , sot në Malishevë synon mbrojtjen e titullit të botës  përball iranianit  Masoud Reis

Sot sytë e fansave të sporteve luftarake do të jenë të kthyer kah Malisheva, qytet në të cilin do të zbarkojë Luan Rudaj, garuesi kosovar i sportit Muay Thai, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndonëse është lindur dhe rritur në Zvicër, Luani është tejet i lidhur me Kosovën dhe kjo ka qenë një shtytje që ai ta zhvillojë meçin e tij special në vendin tonë.

Rudaj do të synojë ta mbrojë titullin e kampionit të botës.Si kundërshtar, garuesi kosovar do ta ketë iranianin, Masoud Reis. Ky do të jetë edhe meçi kryesor, që do të zhvillohet në palestrën sportive “Habib Zogaj”. Dyert për shikuesit do të hapen në ora 15:00, teksa programi fillon një orë më vonë. Hyrja për të gjithë është falas.

(Kosova Sot Online )