Kapiteni i Izraelit i zhgënjyer me kushtet e stadiumit "Fadil Vokrri": Nuk e mbaj mend një fushë të tillë

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 10:03
Kapiteni i Izraelit i zhgënjyer me kushtet e stadiumit

Izraelitët u larguan nga Kosova me dëshpërim të dyfishtë. Ata u mposhtën nga “Dardanët” me rezultat 0:1 dhe iu zbehën gjasat për kualifikim në Euro 2024, ndërsa dëshpërimi i dytë për ta ishte gjendja e baltosur e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kapiteni i Kombëtares së Izraelit, Eli Dasa u ankua në “fushën e blertë”, duke insistuar se gjendja e rënduar e fushës iu përshtat më shumë lojës së Kosovës, ndërsa izraelitët u detyruan ta ndërronin stilin e lojës.

“Shumë dëshpëruese. Kemi dashur shumë që të fitojmë, por është vetëm një nga katër ndeshjet dhe ende kemi shanse. Do të mbajmë kokën lartë dhe do të besojmë se mund t’ia dalim”, deklaroi 30 vjeçari për mediat Izraelite.

“Nuk mbaj mend një fushë të tillë. Nuk i është përshtatur stilit tonë të lojës dhe i përshtatet më shumë kundërshtarit. Nuk është arsyetim, nuk është fundi. Duhet të shohim para, nuk është fundi. Kushtet nuk na lejuan të luajmë lojën tonë dhe jemi futur në lojën e pasimeve të gjata”, përfundoi futbollisti i Dynamo Moscoë.

Kosova i ka 10 pikë në Grupin I dhe është e katërta në tabelë, përfundi Izraelit, i cili i ka grumbulluar 11 pikë.

(Kosova Sot Online )