Ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Euro 2024, UEFA zbulon matematikat!

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 11:21
Ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Euro 2024, UEFA zbulon matematikat!

Kombëtarja shqiptare është më afër se kurrë më parë që ta sigurojë kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian në histori të saj, transmeton "Kosova Sot Online "

Kuqezinjtë prijnë në Grupin E në kualifikimet e Euro 2024 me 13 pikë, duke i regjistruar 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje. 

Por, si mund të shkojnë “Shqiponjat” në Evropian, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampanjës kualifikuese!? UEFA i ka zbuluar matematikat që mund t’i çojnë Kombëtaret në turneun prestigjioz të futbollit që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani. Kur jemi të Shqipëria, gjithçka mund të vendoset këtë të premte.

“Shqipëria do të kualifikohet nëse e shmang humbjen nga Moldavia, ose nëse Polonia e mposht Republikën Çeke”, shkruan shtëpia e futbollit evropian.Pra, Kuqezinjtë mund ta prejnë biletën për në Euro 2024 me një barazim ose fitore kundër Moldavisë, por në rastin më të keq, edhe më një humbje eventuale, por me kusht që polakët t’i mposhtin çekët. Edhe nëse kjo nuk ndodhë të premten, Shqipëria mund ta sigurojë kualifikimin të hënën tjetër me një rezultat pozitiv ndaj Ishujve Faro në shtëpi. Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Sylvinho deri tash e pati një kampanjë fantastike të kualifikimeve për Euro 2024. 

Image

(Kosova Sot Online )