Peja dhe Trepça do të zhvillojnë nesër ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 20:21
Peja dhe Trepça do të zhvillojnë nesër ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup

Të mërkurën Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch. “Verdhezinjtë” kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

(Kosova Sot Online)