Milano kandidati më serioz për ta pritur finalen e parë të Championsit pas një dekade

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 08:42
Milano kandidati më serioz për ta pritur finalen e parë të Championsit pas një dekade

Stadiumi “San Siro”, i njohur gjithashtu si “Guiseppe Meazza”, ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën si mikpritës i finales së Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryebashkiaku i Milanos konfirmoi propozimin për të marrë finalen në vitin 2026 ose 2027.

Kjo do të shihte rikthimin e finales së garës më prestigjioze të klubeve në Milano pas një dekade, që kur Real Madridi mundi Atletico Madridin në vitin 2016.

Lajmi vjen në një moment interesant, kur Milani dhe Interi kanë njoftuar planet për të lënë stadiumin dhe për të ndërtuar stadiumet e tyre jashtë qytetit.

Kështu që finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2026 ose 2027 mund të jetë e fundit për këtë stadium ikonik.

UEFA do të konfirmojë nikoqirët e finaleve të Ligës së Kampionëve 2026 dhe 2027 në maj të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )