Zbulohet topi zyrtar i Euro 2024, e reflekton energjinë e turneut dhe ka teknologji të integruar

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 12:35
Zbulohet topi zyrtar i Euro 2024, e reflekton energjinë e turneut dhe ka teknologji të integruar

Organizatorët e Euro 2024 e zbuluan sot topin zyrtar për garën më të rëndësishme të futbollit, me modelin e tij shumëngjyrësh që e reflekton energjinë e eventit, transmeton "Kosova sot Online ".

Gjithashtu, brenda tij është integruar teknologjia për t’i asistuar vendimet e VAR-it dhe për t’i gjurmuar të gjithë elementët e lëvizjes së tij., shkruan “Reuters”, transmeton "Kosova Sot Online.

Drejtori i turneut, Philipp Lahm, së bashku me portierin e Gjermanisë, Manuel Neuer, e drejtuan zbulimin e Adidasit “Fussballliebe” (dashuri për futbollin) në Maifeld, afër stadiumit olimpik në Berlin, ku do të luhet finalja e 14 korrikut.  Euro 2024 do të nisë më 14 qershor dhe do të mbahet në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Gjermania do ta organizojë një turne të madh të futbollit për herë të parë që nga viti 2006 kur e kishte organizuar Kupën e Botës, ndërsa ajo ngjarje e madhe ishte quajtur “përralla e verës”. Në atë kohë, entuziazmi për futbollin ishte rritur jashtëzakonisht në Gjermani. Ilustrimet e secilit stadium janë shfaqur në top përkrah emrit të secilit qytet mikpritës.

(Kosova Sot Online )