Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA në turnetë kualifikues për U19

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 11:13
Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA në turnetë kualifikues për U19

Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Bujar Selimaj do të marrin pjesë në turne të ndryshëm kualifikues të Evropianit për grupmoshat U19, transmeton "Kosova Sot Online ".

Genc Nuza do të gjykojë në turneun i cili mbahet në Suedi. Në ndeshjet Itali – Lihteshtajn dhe Itali – Suedi do të jetë si gjyqtar kryesor, ndërsa në ndeshjen Suedi – Lihteshtajn do të jetë gjyqtar i katërt.

Ndërkaq, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në turneun kualifikues, i cili mbahet në Irlandë të Veriut dhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Irlandë e Veriut – Hungari dhe Irlandë e Veriut – Portugali, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë në ndeshjen Irlandë e Veriut – Çeki. 

(Kosova Sot Online )