Besa Famgas – Trepça, derbi tjetër i madh në Superligë

  • S.A /
  • 16 November 2023 - 13:03
Besa Famgas – Trepça, derbi tjetër i madh në Superligë

Kampionja, Besa Famgas, dhe fituesja e Kupës, Trepça, takohen të enjten në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30, ndërsa është e mbetur, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të të dy skuadrave. Si Besa ashtu edhe Trepça kanë nga një humbje deri më tani.

Besa Famgas u mposht në udhëtim te Rahoveci, ndërsa Trepça kishte humbur nga Kastrioti në Ferizaj. Trepça është e dyta me 12 pikë, përkatësisht me gjashtë fitore e një humbje. Besa i ka dhjetë pikë, përkatësisht pesë fitore e një humbje dhe mban vendin e tretë në tabelë. Në “Karagaçi” pritet lojë e fortë dhe interesante. Besa synon fitoren, por edhe mitrovicasit udhëtojnë për të marrë pikë. Besa Famgas e Trepça janë takuar në tri finalet e fundit. Trepça fitoi finalen e Kupës, ndërsa skuadra pejane fitoi finalen e plejofit dhe atë të Superkupës. 

(Kosova Sot Online )