Portugalia regjistron fitoren e nëntë rresht në kualifikimet e “Euro 2024”

  • S.A /
  • 17 November 2023 - 08:31
Portugalia regjistron fitoren e nëntë rresht në kualifikimet e “Euro 2024”

Portugalia vazhdoi edhe me ndeshjen e fundit,  me formën e lartë në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke regjistruar fitoren e nëntë rresht.

Kombëtarja e udhëhequr nga Roberto Martinez triumfoi pastër në udhëtim ndaj Lihtenshtajnit, transmeton "Kosova Sot Online".  

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rheinpark” përfundoi me rezultatin 0:2.

Cristiano Ronaldo (46’) dhe Joao Cancelo (57’) shënuan golat e fitores për portugezët. Portugalia, që ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, prin në Grupin J me 27 pikë dhe me bilanc të qind për qind – 9 fitore nga po aq ndeshje. Lihtenshtajni është i fundit dhe pa pikë. Nga ky grup kualifikimin në Evropian e ka siguruar edhe Sllovakia. 

Image

(Kosova Sot Online )