Shqipëria zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit në Moldavi

  • S.A /
  • 17 November 2023 - 08:38
Shqipëria zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit në Moldavi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot, në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit, edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Moldavisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas konferencës zyrtare për media të trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Gjimshiti, skuadra ka dalë në fushën e stadiumit të ndeshjes, dhe ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët.

Stërvitja ka qenë e fokusuar te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike, teksa të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Moldavisë.

Seanca ka zgjatur për pak më shumë se një orë e më pas lojtarët janë rikthyer në hotel. Ndeshja me Moldavinë do të luhen të premten e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 18:00 dhe ka një rëndësi historike për Shqipërinë e futbollit, që është shumë pranë kualifikimit për në finalet e Euro 2024.

Për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë qenë shumë të fokusuar te përgatitja sa më e mirë e kësaj ndeshjeje më qëllimin për të marrë tre pikët vendimtare.

https://fb.watch/omQSJO8kv1/

(Kosova Sot Online )