Trajneri i Moldavisë: Keqardhje, meritonim fitoren në pjesën e dytë

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 10:11
Trajneri i Moldavisë: Keqardhje, meritonim fitoren në pjesën e dytë

Moldavia ia doli të barazonte Shqipërinë në minutat e fundit. Rezultati 1-1 në Kishinjev solli kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024, por mbajti gjallë edhe shpresat e moldavëve për të realizuar ëndrrën e madhe, transmeton "Kosova Sot Online".

696766

Skuadra e Serghei Clescencos duhet të fitojë transfertë e Pragës kundër Çekisë (20 nëntor) për t’iu bashkuar Shqipërisë në Gjermani 2024. Trajneri i Moldavisë foli pas ndeshjes me kuqezinjtë, ku ndër të tjera tha:

“Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës. Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Për fat të keq, në të parën na munguan vertikalizimet, nuk ishim shumë aktivë në sulm. Pjesa e dytë e pjesës së dytë tregoi qartësisht se ne e meritonim fitoren. Tashmë duhet të shkojmë të fitojmë në Çeki. Jemi në formë, mund t’ia dalim”, deklaroi trajneri 51-vjeçar.

(Kosova Sot Online )