Shqipëria synon pozitën e parë me ndeshjen e fundit të grupeve që zhvillon sonte ndaj Faroe.

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 10:20
Shqipëria synon pozitën e parë me ndeshjen e fundit të grupeve që zhvillon sonte  ndaj Faroe.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për EURO 2024. Kuqezinjtë tashmë të kualifikuar, presin të relaksuar në “Air Albania” kombëtaren e Ishujve Faroe, me fillim nga ora 20:45, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas objektivit të parë i cili ishte kualifikimi, kombëtarja shqiptare tani e synon objektivin e dytë në këtë cikël kualifikimesh – i cili është të përfundojnë në pozitën e parë në grup.

Shqipëria qëndron e para në grupin E me 14 pikë, e ndjekur nga Çekia me 12 pikë dhe Polonia e treta me 11 pikë.

Kuqezinjtë siguruan zyrtarisht kualifikimin në EURO ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Moldavisë, pas barazimit 1-1.

Ky ishte kualifikimi i dytë ndonjëherë i kombëtares shqiptare në një Evropian, pas atij të vitit 2016.

(Kosova Sot Online )