Zbulohen detaje nga momenti i përleshjes së Messit me Rodyrgo, argjentinasi i jep brazilianit një shuplakë pas qafe

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 09:54
Zbulohen detaje  nga momenti i përleshjes së Messit me Rodyrgo, argjentinasi i jep brazilianit një shuplakë pas qafe

Tensione dhe zënka të mëdha u panë në Rio de Zhaneiro, duke përfshirë tifozët, policët dhe lojtarë në një nga ndeshjet mes Brazilit dhe Argjentinës që do të mbahet mend më shumë, padyshim jo për futbollin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lionel Messi dhe Rodrygo Goes patën një përplasje në fushë pas incidenteve në tribunë me tifozët si protagonistë.

Gjithçka nisi kur kapiteni dhe lideri i Albicelestes vendosi të largonte shokët e tij nga fusha, pa e ditur nëse ndeshja do të luhej apo jo.

Sipas mediumit Ole, disa futbollistë brazilianë filluan të debatonin duke kërkuar të fillonte lojën.

Pikërisht atëherë Messi qëndroi i palëkundur dhe përfundoi duke debatuar me Rodrygon.

Lojtari i Real Madrid tha diçka që nuk i pëlqeu Leos, i cili përfundoi duke e kapur brazilianin nga qafa dhe duke bërtitur.

Argjentinasi ia kujtoi gjithashtu që “Jemi kampionë bote”. 

(Kosova Sot Online )