Pas përleshjes flet Lionel Messi: Mund të ndodhte një tragjedi, tifozët u rrahën me shkopinj

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 10:15
Pas përleshjes flet Lionel Messi: Mund të ndodhte një tragjedi, tifozët u rrahën me shkopinj

Lionel Messi thotë se ka mundur të ndodhte një tragjedi gjatë përleshjes që ndodhi në tribuna, kaos i cili e shtyu për një kohë lojën mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia i rrahu tifozët mysafirë para fillimit të lojës në njërin prej sektorëve në Maracana Stadium, në të cilin tetë herë fituesi i Topit të Artë thotë se pati miq dhe familjarë të lojtarëve argjentinas.

Kapiteni dhe lojtarët tjerë shkuan për t’i qetësuar tifozët dhe situatën para rikthimit në dhomat e zhveshjes, shkruan “BBC”.

“Ishte skenë e keqe sepse e pamë se si ata po i godisnin njerëzit”, deklaroi fillimisht 36 vjeçari.

“Policia, njëjtë siç ndodhi në finalen e Copa Libertadores, edhe një herë i shtypi njerëzit dhe i qëlloi me shkopinj gome. Ne shkuam në dhomën e zhveshjes sepse kjo ishte mënyra më e mirë për të qetësuar gjithçka, ka mundur të përfundonte me tragjedi.”

“Ne po mendonim për familjet, për njerëzit që ishin aty, të cilët nuk po e dinin se çka po ndodhte dhe ne ishim më shumë të brengosur për këtë punë sesa për ta luajtur ndeshjen. Në atë pikë, loja ishte në plan të dytë për nga rëndësia”, përfundoi Messi.

Disa tifozë u lënduan e disa të tjerë u arrestuan në kaosin që ndodhi para fillimit të ndeshjes Brazil – Argjentinë. 

(Kosova Sot Online )