Real Madridi rivalizon Barcelonën në garën për talentin më të madh të Brazilit

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 10:27
Real Madridi rivalizon Barcelonën në garën për talentin më të madh të Brazilit

Real Madridit ka hyrë në garë për talentin brazilian të Palmeiras, Estevao Willian, i cili pëlqehet shumë edhe nga rivali i tyre i madh, Barcelona.

Estevao është një sulmues anësor i krahut të djathtë që mund të luajë edhe si anësor i majtë ose mesfushor sulmues.

Ai është në zjarr në Kupën e Botës U17 këto ditë, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 4 paraqitje për kombëtaren e tij.16-vjeçari brazilian së fundmi ka zbuluar se ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila thuhet se e mban atë në radarët e tyre.

Megjithatë, klubi nga Camp Nou nuk do ta ketë aspak të lehtë të transferojë talentin e madh brazilian.

Sipas Roger Torello të Mundo Deportivo, Real Madridi i është bashkuar Barcelonës në garën për Estevaon, i quajtur gjithashtu Messinho.Të martën, Los Blancos kontaktuan Palmeiras për të mësuar statusin e transferimit të lojtarit. Edhe shoqëruesit e Vinicius Junior ofruan ndihmën e tyre.

Estevao ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Paris Saint-Germain deri më tani ka bërë oferta me vlerë 40 dhe 50 milionë euro, të cilat me sa duket u refuzuan nga klubi brazilian. 

(Kosova Sot Online )