Di Maria njofton pensionimin: Po i them lamtumirë gjësë më të bukur që ka ndodhur në karrierën time

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 10:22
Di Maria njofton pensionimin: Po i them lamtumirë gjësë më të bukur që ka ndodhur në karrierën time

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria njoftoi lamtumirën e tij me kombëtaren pas Kupës së Amerikës, që do të mbahet në SHBA nga 20 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni aktual i botës dhe kampioni i Amerikës së Jugut dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 po përgatitet dalëngadalë për t’i dhënë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme.

“Me dhimbje në shpirt dhe një gungë në fyt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që ka ndodhur në karrierën time”, ka shkruar Di Maria në rrjetet sociale.

Argjentina do të mbrojë titullin e saj në Copa America 2024. “Do të jetë hera e fundit që do të vesh fanellën e Argjentinës”, përfundoi 35-vjeçari.

Di Maria fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar

Di Maria bëri 134 paraqitje për Argjentinën dhe shënoi 29 gola. Vitin e kaluar ai fitoi medaljen e artë me fanellën e Argjentinës në Kampionatin Botëror të Katarit.

Ai gjithashtu ka medaljen e artë me Copa America ,ë 2021, medaljen e artë olimpike nga Pekini në 2008 dhe titullin e botës me kombëtaren e Argjentinës U-20 më 2007.

Që nga kjo verë ai ka veshur sërish fanellën e Benficas, klubi ku erdhi nga Rosario në vitin 2007 dhe qëndroi për tre vjet.

Ai gjithashtu luajti për Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus.

(Kosova Sot Online )