Sot dy ndeshje interesante në Superligë

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 08:35
Sot dy ndeshje interesante në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë gjatë ditës së sotme me dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 15-të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova do të përballet me Dukagjinin.

Aktualisht, Fushë Kosova gjendet në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara, kurse në anën tjetër, Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 17 pikë.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Feronikelit 74 dhe Lirisë në “Rexhep Rexhepi”.

Feronikeli 74 që nuk di për fitore tash e pesë xhiro pozicionohet në vendin e tetë me vetëm 12 pikë.

E më keq se ta është Liria e Prizrenit që momentalisht mban pozitën e fundit me nëntë pikë gjithsej.

Të dyja këto ndeshje nisin me fillim nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )