Protestat dhe presioni detyrojnë presidentin e Federatës bullgare të japë dorëheqje

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 19:45
Protestat dhe presioni detyrojnë presidentin e Federatës bullgare të japë dorëheqje

Borislav Mihaylov, presidenti kontravers Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka dhënë dorëheqje të hënën pas protestave masive kundër tij.

Presidenti i ri do të zgjidhet në kuvendin e vitit të ardhshëm.

Mijëra tifozë futbolli kishin dalë në rrugë javët e fundit për të kërkuar dorëheqjen e Mihaylov, ish-portierit të ekipit kombëtar bullgar që arriti në gjysmëfinale në Kupën e Botës të vitit 1994.

 

 

Tërbimi u nxit nga vendimi i Federatës bullgare për të luajtur një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Hungarisë më 16 tetor, në një stadium bosh dhe pakënaqësia e tifozëve u rrit pas formës së dobët të ekipit kombëtar, shkruan “AP”.

Presion shtesë për dorëheqjen erdhi nga kryeministri i vendit, Nikolai Denkov, i cili i kërkoi në një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të merrte “veprim vendimtar” duke hequr Mihaylovin si drejtues Federate dhe duke instaluar një drejtues të përkohshëm.

Letra, e cila u publikua në faqen e internetit të qeverisë, përmendi “kritikat e grumbulluara prej kohësh dhe pakënaqësinë e klubeve të futbollit” me udhëheqjen e futbollit në vend. Ai gjithashtu vuri në dukje se statutet e FIFA-s i japin asaj fuqinë për të hequr liderët e Federatave anëtare “në rrethana të jashtëzakonshme”.

Të hënën, Mihaylov hodhi poshtë të gjitha pretendimet për “kritikat nga klubet e futbollit” dhe u përplas me gazetarët se arsyeja e vetme për t’u larguar ishte “për të qetësuar të gjithë”. Ai shtoi se dorëheqja e tij nuk është kërkuar nga asnjë prej klubeve të futbollit.

Mihajlov nuk komentoi hetimin që kryeprokurori i Bullgarisë nisi së fundmi në drejtimin e futbollit të vendit, me fokus në veprimet e presidentit të federatës.

Hetimi i prokurorit vjen pas raportimeve të shumta të mediave që pretendojnë një sërë shkeljesh dhe aktivitetesh të mundshme kriminale, duke përfshirë shpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në skemat e paligjshme të basteve.

Mihaylov u zgjodh për herë të parë në vitin 2005 për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Bullgarisë. Kombëtarja bullgare ka rënë nën drejtimin e tij dhe nuk është kualifikuar për një turne të madh që nga Euro 2004. 

(Kosova Sot Online)