Manchester United interesohet për Timo Werner

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 22:18
Manchester United interesohet për Timo Werner

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Timo Werner.

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka raportuar se sulmuesi i Leipzigut është në listën e klubit anglez për afatin e janarit.

“Djajtë e Kuq” thuhet se tashmë kanë pyetur për Werner, por se ende nuk ka ofertë apo negociata.

Real Madridi nuk besohet se është “i nxehtë” për transferimin e ish-sulmuesit të Chelseat.

Werner është i pakënaqur me situatën e tij në Leipzig, por tendenca e lojtarëve në këtë fazë është të qëndrojnë të paktën deri në verë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në javët në vijim.

27-vjeçarin me klubin nga Bundesliga ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online)