Hovenier priti në ambasadë basketbollistët dhe basketbollistet nga ShBA

  • S.A /
  • 28 November 2023 - 08:15
Hovenier priti në ambasadë basketbollistët dhe basketbollistet nga ShBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pritur në një takim rasti basketbollistët amerikanë dhe basketbollistet amerikane që luajnë në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Takimi është organizuar në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Ambasadori Jeffrey M. Hovenier është shprehur se “është e mrekullueshme të mirëpresim shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë”.

Ai gjithashtu falënderoi FBK-në për mbështetjen e këtyre sportistëve.

“Është e mrekullueshme të mirëpresim sonte shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë. Faleminderit FBK-së për mbështetjen e këtyre sportistëve të shquar. Sporti i bashkon njerëzit”, shkroi Hovenier.

(Kosova Sot Online )