Prishtina ndan rrugët me trajnerin e njohur

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 22:21
Prishtina ndan rrugët me trajnerin e njohur

KB Sigal Prishtina dhe Zydrunas Urbonas kanë nderëprerë bashkëpunimin.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Prishtina bëri të ditur gjithashtu se skuadra do të drejtohet nga Albert Sylejmani, së paku deri në një vendim të ardhshëm të klubit.

Ndeshja e parë e kryeqytetasve nën drejtimin e Sylejmanit do të jetë derbi ndaj Trepçës, që do të zhvillohet nesër.

Vlen të theksohet se Prishtina me lituanezin Urbonas ka regjistruar pesë fitore dhe katër humbje në Superligë.

Njoftimi i plotë nga KB Sigal Prishtina:

“Faleminderit Zydrunas Urbonas!

KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.

Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani”.

(Kosova Sot Online)