Duka: Kombëtarja duhet t’i shijojë finalet

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 19:25
Duka: Kombëtarja duhet t’i shijojë finalet

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “News 24”, dy ditë përpara shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024” që do të hidhet në Hamburg, ku ka folur për edicionin shumë të mirë të Shqipërisë në fushatën kualifikuese dhe ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar pas fitoreve kuqezi.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur për pritshmëritë që ka shorti dhe për synimet që ka Shqipëria në finalet e turneut më të rëndësishëm kontinental për kombëtaret, teksa theksoi se kualifikimi ka qenë një objektiv fiks i përcaktuar në strategjinë e FSHF “Futbollit për Kombin” dhe se gjithçka ka ardhur falë një pune të madhe të realizuar nga i gjithë stafi me në krye trajnerin Silvinjo.

Numri një i qeverisë së futbollit beson se skuadra kuqezi i ka të gjitha shanset të bëjë një turne akoma më të mirë në Euro 2024 nga sa bëri në pjesëmarrjen e parë historike “Francë 2016”.


(Kosova Sot Online)