Java e 11-të me 3 derbi

  • S.A /
  • 01 December 2023 - 12:50
Java e 11-të me 3 derbi

Fundjava do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit të Kosovës.

Kjo xhiro do të hapet me sfidën mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit apo kampionit dhe ish-kampionit apo edhe skuadrave verdhezi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky duel i gjen skuadrat në forma të ndryshme, pasi pejanët kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, që erdhën pas shtatë fitoreve radhazi, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi, pasi që nuk e kishin nisur aq mirë këtë edicion.

Përballja e dytë e së shtunës zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Trepcës, dy skuadra në formë të lartë, si dhe që kërkojnë fitoren e radhës. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore radhazi pas katër humbjeve, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e parë me tetë fitore e dy humbje.

Sigal Prishtina dhe Istogu do të përballen të dielën, ku bardhekaltrit kanë pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit, duke bërë ndryshime edhe në shtabin teknik, ndërsa numëron pesë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e nëntë humbje.

Java e 11-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje.

Java 11-Prince Caffe Superliga

E shtunë

17:00 Peja-Golden Eagle Ylli

19:00 Vëllaznimi-Trepça  

E diel

17:00 Sigal Prishtina-Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi.

(Kosova Sot Online )