Ter Stegen nuk stërvit me ekipin, pritet t’i mungojë Barcelonës në derbin ndaj Atletico Madridit

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 09:12
Ter Stegen nuk stërvit me ekipin, pritet t’i mungojë Barcelonës në derbin ndaj Atletico Madridit

Barcelona po përgatitet të jetë pa portierin e parë, Marc-Andre Ter Stegen, për derbin ndaj Atletico Madridit në La Liga, ytransmeton "Kosova Sot Online ".

 Gjermani ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës pasi mori një lëndim në shpinë muajin e kaluar, në kohën sa ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Gjermanisë.

Klubi ka zgjedhur një kujdes të madh për rikuperimin e Ter Stegenit pasi përpiqen të shmangin kthimin e tij me nxitim nga një çështje shqetësuese.

Data e pritshme e kthimit të tij është shtyrë vazhdimisht, me Inaki Pena që po vazhdon të jetë portierë titullar. Ai duket se do të jetë në portë nga minuta e parë edhe ndaj Atletico Madridit të dielën.

Sipas raportimeve nga “Marca”, 31-vjeçari nuk iu bashkua seancës së plotë të stërvitjes së fundit të Barcelonës përpara ndeshjes, duke shkaktuar frikë se ai do të mbetet sërish jashtë.

Ter Stegen ka qenë duke u stërvitur i vetëm përpara ndeshjes, por ka pasur pak progres, pa ulje të dhimbjes dhe kësisoj nuk besohet se ka ndonjë gjasë të ftohet nga Xavi.

Nëse Pena do të jetë titullar sërish, për të do të ishte hera e parë në karrierën e tij që aktivizohet nga fillimi në tri ndeshje radhazi me ekipin e parë të Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )