Avaturë tragjike, vdesin njëmbëdhjetë alpinistë nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, po vazhdon kërkimi edhe për të tjerët

  • S.A /
  • 04 December 2023 - 09:31
Avaturë tragjike, vdesin njëmbëdhjetë alpinistë nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, po vazhdon kërkimi edhe për të tjerët

Njëmbëdhjetë alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit Marapi të Indonezisë pasi shpërtheu gjatë fundjavës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tre persona u shpëtuan, ndërsa kërkimet për 12 të tjerë të zhdukur u pezulluan sot për shkak të një shpërthimi të vogël.

Kishte 75 alpinistë në zonë në kohën e shpërthimit, por shumica u evakuuan. Marapi, një nga 127 vullkanet aktive në Indonezi, hodhi hirin deri në tri kilometra në ajër të dielën.

“Tre personat e shpëtuar, të cilët u gjetën gjithashtu pranë kraterit, kishin djegie”, deklaroi Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit. Dyzet e nëntë alpinistë u evakuuan nga zona më herët, shumë prej të cilëve gjithashtu pësuan djegie. 

(Kosova Sot Online )