Ja kush flet 'terr e zi' për Kosovën dhe basketbollin kosovarn kosova

  • A P /
  • 05 December 2023 - 20:20
Ja kush flet 'terr e zi' për Kosovën dhe basketbollin kosovarn kosova

Christos Marmarinos është rrëfyer për kohën e tij sa ishte përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai gjithashtu zbuloi edhe histori të pabesueshme nga ajo kohë.

Si është për një trajner profesionist të jetë trajner i kombëtares së Kosovës? Çfarë hasi aty Christos Marmarinos dhe si “rrodhi” kjo përvojë? Skauti aktual i Sacramento Kings foli në emisionin “Basketball Immigrants” të “EEC WebRadio” dhe dha histori të pabesueshme nga sfida më e çmendur në karrierën e tij në këtë sport.

Për mënyrën se si përfundoi në Kosovë, trajneri grek tha: “Me një lojtar timin të vjetër u afrova nga presidenti i Federatës dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Bëmë dy intervista atëherë dhe vendosëm të bënim bashkëpunimin. Ishte si të hyje në një… makinë kohe, të kthehesh 50 vjet pas dhe të shikoje se si ishin gjërat përpara zhvillimit të basketbollit në Greqi. Kjo periudhë ishte shumë e veçantë”.

(Kosova Sot Online)