Presidenti i FBK-së i reagon ish-selektorit

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 21:17
Presidenti i FBK-së i reagon ish-selektorit

Ish-selektori i Kosovës, Christos Marmarinos, tash skaut i skuadrës së NBA-së, Sacramento Kings, ka dhënë një deklaratë shokuese për mediat greke për kohën që e ka kaluar tek përfaqësuesja jonë.

Ai nuk ka lënë asnjë të zezë pa thënë për Përfaqësuesen e Kosovës, për kohën sa ishte pjesë e tyre.

Marmarinos tha se puna te Kosova ishte kthim në kohë për disa dekada. Ai ka theksuar se lojtarët e Kosovës ishin amatorë, ndërsa kushtet shumë të këqija.

Ka thënë se Kosovës i mungon kultura sportive dhe se lojtarët nuk e kanë mbajtur mend cilin lojtar duhet ta ruajnë.

Madje ka thënë se reprezentuesit e Kosovës nuk e kanë ditur kush është Michael Jordan, ndërsa ka folur edhe për një lojtar që u gjet në fushë patatesh dhe se për të babai i lojtarit ia kërkoi FBK-së 100 euro në muaj për të siguruar një punëtor dhe për ta lënë djalin që të ushtrojë.

Pas dy vjetësh djali i tij vendosi të heq dorë nga basketbolli.  

Në lidhje me këto deklarata ka mbetur i shokuar opinioni basketbolldashës, e sidomos Federata e Basketbollit e Kosovës.

(Kosova Sot Online)