Chelsea e do me patjetër Osimhenin në janar

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 13:02
Chelsea e do me patjetër Osimhenin në janar

Chelsea është vënë pas Victor Osimhenit.

Blutë e Londrës janë “dashuruar” në sulmuesin Nigerian dhe po e duan me patjetër në skuadër qysh në merkaton e janarit.

Madje, sic po raporton Football Transfers, Chelsea është i gatshëm të paguajë cfarëdo shume për të nënshkruar me Osimhenin nga Napoli në janar.

Osimhen ishte njëri nga më meritorët të napolitanët, që e fituan titullin e kampionit në Itali sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)