Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i shoqatës së trajnerëve në FFK

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 13:23
Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i shoqatës së trajnerëve në FFK

Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur të shtunën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti është rizgjedhur kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit për mandat të ri katërvjeçar.

Me një prezencë prej 23 delegatëve nga gjithsej 26 sa numëron kjo shoqatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit.

Gjithashtu, me vota unanime janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Shoqatës, pasi paraprakisht janë deleguar nga shtatë regjionet e futbollit.

Anëtarë të zgjedhur të Bordit janë Rafet Prekazi, Ramadan Cimili, Genc Hoxha, Valdet Shoshi, Rexhep Murseli, Agim Hasani, Ismajl Berisha, Sanije Krasniqi (për futbollin e femrave) dhe Safet Nurkoviq (për përfaqësimin e minoriteteve).

Emrat e dy anëtarëve të tjerë të Bordit, të cilët janë e drejtë ekskluzive e kryetarit të shoqatës do të përcaktohen në mbledhjen konstituive, ku gjithashtu do të zgjidhet sekretari dhe organet tjera të shoqatës.

Kujtojmë se shoqata e trajnerëve e ka të siguruar një ulëse në kuvendin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)